4-vjetori i anëtarësimit në NATO

04/04/2013 22:20

Kryeministri Berisha, në katërvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka theksuar se kjo është data më e rëndësishme, pas shpalljes së Pavarësisë së vendit.

Në një ceremoni, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, kryeministri Berisha shprehu vlerësim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme, që vendet aleate dhe vendet mike i kanë dhënë Shqipërisë, në procesin e anëtarësimit në NATO.

“Brenda një afati të shkurtër kohor, – theksoi kryeministri, – demokracia shqiptare ka një test të fuqishëm, ka një festë të vërtetë dhe këto janë zgjedhjet e përgjithshme. Më lejoni t’ju garantoj juve, të dashur përfaqësues të vendeve aleate, se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka, që të nderojë vlerat, votën, ligjet, kushtetutën dhe standardet më të mira ndërkombëtare, në këtë proces zgjedhor”, ka përfunduar zoti Berisha.

Top Channel