Shembet godina në Kombinat

03/04/2013 01:30

Një person humbi jetën, pasi një ndërtesë u shemb tek ish TEC-i, në Kombinat.

Viktima Mitush Rama, 32 vjeç, ishte duke punuar me matrapik brenda godinës, për të nxjerrë skrap në momentin e shembjes.

Forca të shumta të policisë dhe familjarë të viktimës mbërritën në vendngjarje, pas njoftimit të dëshmitarëve.

U deshën rreth 2 orë gërmime, që të gjendej trupi i pa jetë i 32-vjeçarit.

Top Channel