Kukës, arrestimi i 20-vjeçarit rrëmbyes

03/04/2013 00:00

Prangosja e 20-vjeçarit Begzim Isa dhe akuzat që rendojnë mbi të për tentativë rrëmbimi me qëllime trafikimi të një të mituri kanë sjellë reagimin e familjarëve të tij që hedhin poshtë të gjitha akuzat duke kërkuar lirimin e tij.

Daja i 20-vjeçarit bën apel ndaj drejtësisë, kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të zbardhin ngjarjen.

“Na është bërë një padrejtësi. Ju tregoj me ndjenjat më njerëzore që nipi im nuk ka gisht në këtë mes. Nëse thotë dicka dikush që e ka mbajtur peng për 24 orë, unë pranoj dënimin maksimal për vete. Unë dyshoj tek organet e sigurimit të shtetit janë të njollosur në këtë punë. Ju lutem zoti  Sali Berisha me ndihmoni. Bleona Mata më dhimbset, por familjarët le t’ia adresojnë dikujt tjetri”, thotë ai.

Më parë edhe e ëma dhe vëllai i Begzim Isait hodhën poshtë akuzat e ngritura kundër tij duke deklaruar se djali i tyre student nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin e të miturit, as me atë të Bleona Matës.

Top Channel