Lezhë, aksident i rëndë rrugor, vdes 10-vjeçari

31/03/2013 00:00

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Fushë Krujë – Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete, i ka kushtuar jetën një 10-vjeçari dhe ka lënë të plagosur dy fëmijë të tjerë nga e njëjta familje.

Aksidenti ndodhi në orët e mesditës së dielë. Dy automjetet janë përplasur fuqimisht me njëra-tjetrën. Njëra prej automjeteve drejtohej nga Viktor Lulaj, ndërsa tjetra nga Elona Çaushi.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen 10-vjeçari me inicialet A.L dhe janë plagosur rëndë motra e tij 17-vjeçarja me inicialet K.L dhe vëllai 5-vjeçar, R.L. Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal në Lezhë ku pas marrjes së ndihmës së parë janë shoqëruar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, policia që mbërriti në vendngjarje, arrestoi drejtuesen e mjetit Elona Çaushi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa në aksident dyshohet se ka ndikuar edhe moti i keq me shira të dendura që kanë vështirësuar pamjen.

Top Channel