Lezhë, vdes në aksident 27-vjeçari

30/03/2013 20:40

Një 27-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Blinishtit.

Një mjet tip “Renault” me targë “AA 381 DX” doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shtetasi Rubin Çafi, i cili ishte duke udhëtuar si pasagjer.

Ndërkohë, u plagosën rëndë drejtuesi i mjetit, Parid Shiroka, 25 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.

Ndërsa pasagjeri tjetër, 24 vjeçari Indrit Haliti, është dëmtuar më lehtë dhe ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës.

Sipas policisë, ka qenë shpejtësia e madhe në levizje që ka sjellë daljen e mjetit nga rruga dhe pasojat tragjike.

Top Channel