Vrasja e 17-vjeçarit, arrestohen autorët

29/03/2013 10:35

Pak orë nga vrasja e  17-vjeçarit Gjergj Prenga në qendër të Tiranës, policia njoftoi për arrestimin e dy shtetasve, Skerdilajt Hykës dhe Besar Seçit.

Dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e djeshme, 18-vjeçarë të lindur secili në Tropojë, u prangosën në Kodrën e Priftit, në periferinë e kryeqytetit.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tretë, të cilit gjithashtu besohen se ishin bashkëautorë në këtë krim. Identiteti i tij mbahet i fshehtë për arsye hetimi.

Gjergj Prenga gjeti vdekjen gjatë një zënke të ndodhur rreth orës 20:30, tek zona e njohur si “Varri i Bamit”.

I ndjeri u godit disa herë me shufra hekuri në kokë dhe humbi jetën në vendngjarje. Përveç tij, mbeti i plagosur edhe Julian Frroku, i cili mori plagë të rënda në kokë dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake, autoret e dyshuar te ngjarjes, e kane akuzuar viktimen se i shikonte me inat dhe e sulmuan ne nje lavazh ku ai ishte i punesuar.

Përvec dy te arrestuareve ne deklaraten e saj per media, policia sqaroi se dy te rinj te tjere i ka shpallur ne kerkim. Kater te rinjte do te akuzohen per vepren penale te vrasjes me dashje.

Top Channel