Tiranë, 3 të arrestuar për trafik personash

29/03/2013 00:00

Tre persona u arrestuan nga policia shqiptare nën akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit të përbashkët me Anglinë, i koduar “La Manche”,  u prangosën në Tiranë  Hazir Maçi,  Shaqir Saliu dhe  Agron Peçaku, si dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dërgonin njerëz nga Shqipëria me destinacion Anglinë, me qëllim përfitimi me vlerë rreth 5 mijë e 500 paundë.

Sipas policisë, ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë rrjet ndërkombëtar të cilët banojnë në Francë, Belgjikë, Itali dhe  Britaninë e Madhe.

Të arrestuarit i dërgonin fillimisht personat në Francë dhe më pas i kalonin me tren nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt Anglisë me dokumenta të falsifikuara.

Top Channel