Tiranë, sherr mes të rinjve, vdes 17-vjeçari

28/03/2013 00:00

Një zënkë masive mes disa të rinjve në zonën e quajtur “Varri i Bamit” në Tiranë, i kushtoi jetën një 17-vjeçari, ndërkohë që dy të tjera janë plagosur.

Zënka ndodhi rreth orës 20:30. Të rinjtë janë kapur fillimisht me fjalë dhe ofendime të cilat më pas kanë degjeneruar në përdorimin e forcës mes tyre.

Policia e kryeqytetit njofton se në zënkë e sipër janë përdorur leva dhe sende të tjera të forta. Si pasojë e goditjeve të marra, ka humbur jetën 17-vjeçari Gjergj Prenga, ndërsa të plagosur janë dy të rinj të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se sherri masiv ka nisur për arsye të dobta.

Top Channel