PS: Dështon skema e sigurimeve

28/03/2013 15:30

Opozita deklaroi sot se skema e sigurimeve shëndetësore ka falimentuar dhe se pas 18 vjetësh, në të kontribuojnë vetëm 16% e shqiptarëve.

Sipas deputetes Klodiana Spahiu, këtë e di fare mirë edhe kryeministri dhe pasojë e këtij dështimi është edhe gjendja e rëndë e shëbrimit shëndetësor në vend.

“Vetëm pak ditë më parë hyri ne fuqi Ligji për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shendetësor, të cilin kryeministri po e propagandon si një arritje të madhe, si një ligj që do ta ngrejë si me urdhërin e peshkut sistemin tonë shëndetësor në nivelin e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: skema e sigurimeve shëndetësore ka dështuar qoftë në aspektin financiar, qoftë në garantimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. E vërteta është se pas 18 vitesh të funksionimit të kësaj skeme, vetëm 16 % e shqiptarëve kontribuojnë në të”, ka deklaruar Spahiu.

Top Channel