Një shekull nga masakra e Selanit

27/03/2013 23:30

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës shqiptare, që të mos vonojnë më votimin e rezolutës për shqiptarët e Çamërisë, si dhe të mos dëgjojnë zërin e Greqisë apo ambasadorit grek.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje politikës shqiptare, komisionit të jashtëm, relatorëve të rezolutës çame, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, mos mendojnë se do ta çojnë rezolutën e shqiptarëve të Çamërisë në kalendat greke. Po i them se është pikërisht zëri i 300 mijë shqiptarëve të Çamërisë. Drejtësia jonë, e cila kërkon me forcë dhe beson që: ne ja kemi adresuar parlamentit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. I ftoj të mos dëgjojnë zërin e Greqisë, apo të ambasadorit grek, por të dëgjojnë zërin e shqiptarëve të Çamërisë, zërin tonë, të drejtësisë europiane dhe mos ta vonojnë më rezolutën e shqiptarëve të Çamërisë, por ta kalojnë në parlamentin shqiptar si guri i provës së tyre”, deklaroi Shpëtim Idrizi.

Top Channel