Sondazhi, s’ka besim tek institucionet

26/03/2013 00:00

Për të hedhur dritë mbi shumë nga shqetësimet dhe qëndrimet e qytetarëve në  prag të zgjedhjeve të 23 qershorit,  Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, prezantoi gjetjet e Sondazhit Social Evropian, i kryer për herë të parë në Shqipëri, nga ku zbulohet se 47,8% e të intervistuarve nuk përkrahin asnjë parti politike.

Sondazhi tregon shifra të ulëta të besimit që kanë shqiptarët tek institucionet shtetërore, nga 10 që është vlerësimi maksimal 4.5 kanë besim tek policia, 3.2 në sitemin ligjor, 2.8 tek parlamenti.
3.8 është vlerësimi që japin shqiptarët për mënyrën si funksionon demokracia në vend.
Sa demokratike është Shqipëria nga 0 në 10, të dhënat  japin vlerësimin 4.5, ndëra 8.9 është vlerësimi se Shqipëria duhet të ketë një qeverisje demokratike.
Qyetaret, sipas sondazhit kane nevoje që gjykatat t’i trajtojnë të gjithë njësoj, duke e renditur si një çështje me rëndësi të veçantë krahas nevojës që qeveria të mbrojë të gjithë qytetarët kundër varfërisë.

Gjithashtu, sondazhi tregon se shqiptarët kërkojnë që gjykata të jetë në gjëndje të ndalojë qeverinë nëse tejkalon autoritetin e saj.  

Me 9.7 vlerësohet roli medias në informimin e qytetarëve për të vlerësuar punën e qeverisë. Të intervistuar i japin një rëndësi të veçantë lirisë së medias për të kritikuar qeverinë.
Por, pavaresisht nevojes, ata mendojne se realiteti eshte teper larg deshires se tyre. Qytetaret e pyetur i japin vleresim të ulët rolit te qeverisë në mbrojtjen nga varfëria 2.4, ndërsa trajtimi nga gjykatat i të gjithëve njësoj është 3.0.

Për sa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme vërehet një nivel i ulët besimi 3.8. Nëse mediat në Shqipëri janë të lira të ktritikojnë qeverinë merr vleresimin 6.9, ndërsa 7.2 liria e partive opozitare në të kritikuarit e qeverisë.
Shqiptarët i japin një notë tejet të ulët punës së qeverisë kur janë pyetur sa të kënaqur janë me punën e saj. 3.3 është vlerësimi, ndërsa me akoma me i ulet eshte vleresimi per situaten ekonomike në vend.
Nga sondazhi vererehet se ne vend mungojne sindikatat pasi 84.2 % thonë se s’janë antarë, 12.6% kanë qenë në të shkuarën dhe vetëm 3.1% janë aktualisht.
Sondazhi e rendit popullin shqiptar si më besimtarin në Europë, me notën 7.3, por nga ana tjeter shqiptaret kane shifer te ulet sa i perket frekuentimit te fese, pasi 12 % janë frekuentues të shërbesave.

Shqiptarët sipas sondazhit janë populli më homofobik në Europë, me 53% të popullsisë që nuk i pranon të drejtat për komunitetin LBGT, pasuar nga lituanezët, ukrainasit dhe rusët.

Pika me e debatueshme e sondazhit eshte ajo politike. Në bllokun e sondazhit me karakter politik të intervistuarve i është drejtuar kjo pyetje.

Cila është Partia me të cilën ndihen më afër se me partitë e tjera? Këto janë rezultatet. PD-22.7%,PS-19,6 %,FRD-1,3%,AK-1.2%,LSI-1,0 %,PDIU-1,0%, asnjë parti 47,8%.

Të dhëna interesante janë mbledhur për sa i përket lëvizjes së elektoratit nga një parti në tjetërën nëpërmjet pyetjes se cilën parti kanë votuar në  2009-n  dhe cila është partia me të cilën ndihen më afër sot?

PS-63.3 % ruan një elektorakt të pandryshuar ndërsa prej 54.5%, e atyre që kanë votuar PD,  2.9% sot ndihen më afër me PS. Lëvizje elektorati ka edhe  LSI. Nga 33.3 % që  kanë votuar këtë forcë politike në 2009-tën, sot 6.7 % e tyre ndjehem më afër me PS. Ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit, së bashku me PBDNJ-n, e Vangjel Dules nuk kanë lëvizje në elektorat.

Realizuesit e sondazhit thonë se këto janë të dhëna paraprake dhe marzhi gabimit nuk është llogaritur ende.

Ky fakt dhe disa prej te dhenave te tij, sa i perket politikes e qe duken te kunderta apo kontradiktore kane ngjallur menjehere debate te forta. Eduard Zaloshnja ekspert për sondazhet thotë se ky sondazh ka disa gabime.

Zaloshnja: Sondazhi me probleme

Për ekspertin Zaloshnja, sondazhi i publikuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ka disa probleme kryesore dhe nuk është i besueshëm në gjendjen e tij aktuale. “Prezantimi i sotëm ka dy difekte madhore, mes disa difekteve të tjerëve. Së pari, nuk u prëzantua marxhi i gabimit statistikor dhe kur u pyetën prezantuesit, thanë që nuk e kanë llogaritur ende. Në llogaritë e mia të përafërta, më rezulton se gabimi është të paktën +-5 pikë përqindje dhe për pyetje të ndryshme, edhe më i lartë”.

“Difekti i dytë i madh, është që u prezantua rezultati në rang qarku, ndërsa kampioni ishte kombëtar. U prezantua Kukësi, kur kishte si qark vetëm 34 të intervistuar, nga 60 mijë vetë në moshë madhore në Kukës”, vlerësoi Zaloshnja.

Top Channel