Plani, vendi ku varfëria mplekset me harresën

25/03/2013 20:30

Për të udhëtuar për në Plan të Dukagjinit të pret një rrugë e gjate, aq e gjate sa duket sikur s’do të ketë fund kurrë.

Një udhë qe i perngjan nje shtegu per bagetine, por pas te cilit fshihen jetë, fshihen banoret e Planit, qe sot perballen me braktisjen e plote.

Dredhimet mes rrepirrash te frikshme humbin tej mes maleve hije rende qe duket sikur hapin portat e nje udhetimi ne kohe.

Ne leter jane nje grusht kilometrash, por vetem kaq sepse realiteti eshte tjeter gje. Komunikimi ne kete zone mbetet mjaft i veshtire, mes makinave te rralla qe duket sikur do te shkyen nga lekundjet e forta, e banoreve qe per kete shkak jane te izoluar thelle fshatrave te tyre.

“Kjo rrugë është 42 km dhe bëhet për mbi katër orë. Kaq afër Shkodrës, por rrugën e shihni vetë se cila është. Mund të jetë rruga më e përgjakshme e malit në Shqipëri”, të thonë rrugës për në Plan.

Nuk mbahet mend nderhyrja e fundit per te mirembajtur kete rruge qe duket po aq e hershme sa vete shkembinjte qe e rrethojne.

Diku ne nje maje qe duket sikur mund te preke qiellin dallohet Plani. Fshati i shtrire tej e tej ngjason i heshtur mes levizjeve te pakta qe te bejne te dyshosh nese ka ende banore.

Shtepite jane te gjitha qindra vjecare, veç llamarinave qe u mbulojne kryet e qe njerezit i kane sjelle me mund deri ketu si menyra e vetme per t’i bere balle dimrit te ashper te kesaj zone.

“Transporti bëhet me mushka, me shpinë, nuk ka gjë tjetër. Rruga e makinave është prishur, vetëm me mushka mundemi tashmë”, shprehet një banor i Planit.

Hallet nuk u kane te sosur siç thone . Ne kete vend jane vetem ata dhe natyra. Larg ore te tera Shkodres e shtetit qe ketu duket si nje vegim i larget. “Këtu hahet një bukë gjaku, në kuptimin që jetesa është shumë e zorrshme”, thotë një kryefamiljar.

Diku me ndihme sociale, diku me pakez blegtori, njerezit perpiqen t’i japin drejtim nje jete te veshtire.

Kush ka mundur eshte larguar ndersa ketu kane mbetur me shume se 100 banore ata me te pamundurit. Krenarine e kane element jetesor si nje tradite e mbartur nga shekujt e qe shkrihet tej e tej me qeniet e tyre.

Ka nga ata qe perpiqen te nxjerrin diçka duke shitur geshtenjat qe rriten pllajave te malit. Por, mes udhetimit deri poshte, çmimit te shitjes jo me shume se 50 leke kilogrami, nderkohe qe ne nje treg normal shkojne 4 apo 5 fish me shume, u ngelen ne duar vetem pako gje, me te cilat nuk mund te mbulojne as borxhet qe kane ne marketin e vetem qe ndodhet me ore large fshatit.

“Me prodhimin që bëjmë, nuk ka leverdi të merremi me këtë punë. Për të shkuar në Shkodër duhet të hysh në borxh. Duhen 5 mijë lekë rruga, nuk ia dalim dot”.

Rrugicave te gurta asgje nuk ndryshon. Kudo eshte e njejta pamje, i njeti realitet, te njejtit banore qe presin e s’dine ç’te presin sa kohe askush nuk eshte kujtuar per ta.

Sikur te mos mjaftonin te tjerat, edhe shkolla eshte nje ngrehine per te ardhur keq . Ne fshat ka nga ata femije qe e kane lene, por ka edhe te tjere qe 9-vjecaren e kane mbaruar, por nuk kane asnje mundesi per te ndjekur shkollen e mesme edhe pse diçka te tille e enderrojne.

“Normal që kur shoh një shkollë në televizor më bëhet qejfi dhe mendoj sikur të isha edhe unë në këtë shkollë, të vazhdoja jetën më mirë se këtu në fshat”, shprehet një adoleshent.

Gjithçka duket e zymte e vetemuar e lodhet e pa shprese ashtu si shtepite ku lexohet paq varferia.

Zona te tilla ne te gjithe boten do te ishin qendra turizmi ku do valonin njerez me deshiren per te prekur natyren e virgjer, ndryshe nga çfarë ndodh ketu, ku vizitoret e vetem per vite te tera jemi veç ne.

Nuk mjaftojne oret e gjata ne Plan per te treguar jeten e vertete te banoreve, problemet e tyre. Duhet te qendrosh te jetosh, te perballesh çdo dite per te kuptuar te vertetat kelthitese te tij.

Top Channel