BE rrit kërkesat për zgjedhjet

25/03/2013 00:00

Në një kohë kur BE është duke tentuar ta mbajë aktive axhendën integruese të Shqipërisë, e cila duket se është eklipsuar për momentin nga zgjedhjet e qershorit, deputetët demokratë të delegacionit parlamentar shqiptar në Parlementin Europian bojkotuan konferencën ku merrte pjesë edhe komisioneri Stefan Fyle.

Nuk dihen shkaqet e këtij bojkoti, ndërkohë që i vetmi përfaqësues nga partitë e maxhorancës qeverisëse në këtë konferencë ishte sekretari i marrëdhënieve me jashtë në LSI, Ralf Gjoni.

Gjatë konferencës, ku ishin të ftuar përfaqësues të medias, shoqërisë civile, biznesit dhe akadamikë, komisioneri Fyle tha se ai ndodhej në Tiranë për të patur një këndvështrim ndryshe të proçeseve integruese.

Komisioneri i bëri një panaromë të zgjeruar situatës ekonomike në BE. Gjatë të gjithë takimit, Fyle në asnjë rast nuk foli për 3 ligjet e shumë detabuara të integrimit, por e vuri theksin në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Më lejoni të nënvizoj se është përgjegjësi e të gjitha partive politike, në qeveri dhe opozitë, por edhe e shoqërisë civile për të kontribuar në mnyrë të atillë që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standarde demokratike me një nivel të lartë, për mos të lejuar boshllëqe që ato të kontestohen. Duke siguruar standarte të larta, Shqipëria do të dërgojë një sinjal të fortë maturie dhe përkushtimi të vlerave demokratike dhe stabilitetit”, deklaroi Fyle.

Fyle gjatë bashkëbisedimit me të ftuarit tregoi se cila do të jetë qasja e Komisionit Europian me Shqipërinë pas zgjedhjeve, kur tha se do të inicohet një dialog i nivelit të lartë me qeverinë dhe opozitën e pas 23 qershorit. Ndërsa europarlametari Eduard Kukan theksoi rëndësinë e një parlamenti funksional.

“Një vend që nuk ka mundësi të ketë një parlament, i cili nuk është në pozita për të luajtur rolin e tij, duhet të zëvendësohet. Duhet të keni një parlament ku politikanët dëbatojnë, qeveria tregon veprimet që ndërmerr dhe nga i cili qytetarët shqiptqarë të mund të kërkojnë llogari dhe të kenë njohuri për atë që ndodh brënda jetës politike në vend”, nënvizoi Kukan.

Nga ana tjetër, Ditmir Bushati, kryetar i komisionit parlamentar të integrimit, tha se këmbana e alarmit përsa i përket çështjes së kohës për marrjen e statusit ka rënë, por ajo nuk po dëgjohet.

“Besoj se jemi në limitet ku ne mund t’i japim një drejtim tjetër vendit, që duhet të konkretizohej me statusin dhe bisedimet për anëtarësim. Dhjetori duhet të jetë një muaj vendimtar për pozicionin që do të marrin institucionet evropiane”, deklaroi Bushati.

Komisioneri Fyle lançoi edhe portalin interaktiv të delegacionit të BE në Tiranë, i konceptuar si një mundësi më shumë komunimi të qytetarëve shqiptarë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë komisioneri Fyle, ndryshe nga vizitat e shkuara, ka preferuar të takohet vetëm me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetarin e komisisionit parlamentar të integrimit, Ditmir Bushati.

Top Channel