Vasili: LSI, me program të qartë

24/03/2013 00:00

LSI deklaroi sot se ka përfunduar hartimin e një programi të qartë dhe realist ekonomik.

Sipas nënkryetarit Petrit Vasili, premtimet e kësaj partie bëhen pikërisht mbi bazën e këtij programi dhe jo thjesht për efekt elektoral.

“Programi është hartuar nën shenjën e një realizmi të thellë, ndryshe nga forcat e tjera politike që kanë qëndrime jo realiste dhe kanë bërë premtime demagogjike që është e pamundur të mbahen”, deklaroi Vasili.

“Cdo element i programit tonë ka pasur një llogaritje të kujdesshme në lidhje me efektet dhe mundësitë financiare për realizimin e tij”, shtoi nënkryetari i LSI-së.

 

Top Channel