PS: Lehtësira fiskale për fasonët

24/03/2013 08:35

Partia Socialiste do të mbështesë biznesin fason me lehtësi fiskale.

Gjatë një takimi në një ndërmarje fasonerie në Vlorë, deputetja socialiste Valentina Leskaj deklaroi se Partia Socialiste ka propozuar që dhe makineritë që vijnë nga jashte t’u hiqet TVSH-ja.

Gjatë takimit me punonjësit, Leskaj theksoi faktin se për shkak të vështirësive të medha, bizneset fasone kanë ulur ndjeshëm numrin e punonjësve.

Deputetja Leskaj tha se rritja e punësimit do të realizohet duke krijuar lehtesi dhe duke mbeshtetur biznesin fason qe krijon nje numer te madh vendesh pune.

”Ne do te punojme”, tha Leskaj, “qe te krijojme tregun e brendeshem duke realizuar mundesine e kredive te buta dhe bankave specifikeve”.

Top Channel