Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deshtuar të shtunën me testin e Fierit
për numërimin elektronik të votave për zgjedhjet e 23 qershorit. Prova e
lajmëruar nga vetë kryetarja e Lefterie Lleshi gjatë një interviste për
Top Channel nuk është realizuar, ndërsa është shkelur një tjetër afat,
duke vënë nëe rrezik përdorimin e teknologjisë së re në këto zgjedhje.

Top Channel mëson se afati është shtyrë sërish për në muajin prill.

Ashtu siç ka shoqeruar te gjithe kete proces, mungesa e transparences, edhe ne kete rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bere publike arsyet e deshtimit te ketij afati.Te kontaktuar zyrtarisht permes Zyres se Shtypit ne KQZ, asnje nga zyrtaret e administrates se ketij institucioni nuk eshte pergjigjur per projektin qe shihet jo vetem si risia e ketyre zgjedhjeve, por edhe nga varet edhe fati i tyre.

Ndryshe nga sa ishte rene dakort gjate hartimit te ligjit zgjedhor, se teknologjia do te niste procedurat e perdorimit qe ne dhjetor te 2012, KQZ vendosi ta shtyje kete afat per ne fund te janarit te 2013. Por as ky afat nuk u respektua dhe per me teper as nuk u bene publike arsyet, duke bere qe te mberrihet ne fund te muajit mars asnje nga dy projektet teknologjike te mos jete gati.

Perveç numerimit elektronik, edhe projekti tjeter i teknologjise se re ai per verifikimin e zgjedhesve ne Tirane nuk ka njohur asnje zhvillim. Kontrata me kompanine qe administrata e KQZ negocioi per te kryer kete proces, qe nga burime prane KQZ mesohet te jete e njejta me ate numerimit ne Fier, nuk eshte nenshkruar ende.

Arsyet mbeten serish te pazbardhura nga administrate e institucionit me te larte zgjedhor. Shkelja e afateve te njepasnjeshme çon ne kufijte e deshtimit me dy projektet e medha pilote ne dy qarqe te medha, kjo pasi perdorimi i teknologjise parashikon edhe nje process te gjate trajnues per komisioneret qe do ta perdorin ate. Por me shume se sa kaq, deshtimi me teknologjine do te cenonte procesin zgjedhor ne dy qarqe te medha ne vend si Tirana dhe Fieri.

KQZ: Pse u vonua testi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një deklarate ka shpjeguar se përse është vonuar testi për procesin e numërimit elektronik të votave.

“Nisur nga fakti që KQZ u konstitua me vonesë si dhe duke patur parasysh që zbatimi i këtyre teknologjive është një risi për vendin tonë dhe një proces mjaft specifik në administrimin e zgjedhjeve procedurat prokuruese për përzgjedhjen e kompanive që do të realizonin këto projekte, zgjatën tej parashikimeve. Ashtu sic parashikohet në këtë kontratë dhe zbatimit të kërkesave të Kodit Zgjedhor më datë 13 Prill 2013 do të zhvillohet testi paraprak i numërimit elektoronik të votave i cili do të zhvillohet në një nga palestrat e një shkolle të kryeqytetit. Sa i përket projekteve të sistemit elektronik të verifikimit të zgjedhësve në Tiranë, në përfundim u shpall fituese e njëjta kompani, pra kompania spanjolle. Sot kanë përfunduar negociatat dhe është përpiluar draftkontrata mes KQZ-së dhe kompanisë e cila do të nënshkruhet të hënën më 25 mars”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.
 

Top Channel