Berisha: Do të hapim 250 mijë vende pune

23/03/2013 00:00

Edhe nga inaugurimi i një fabrike në Maminas të Durrësit, Kryeministri
Sali Berisha deklaroi se hapja e 250 mijë vendeve të reja të punës është
premtimi për mandatin e ardhshëm.

“Askush nuk duhet të çuditet, ky është një premtim shumë realist. Ku e bazojmë ne këtë? Gjatë katër viteve që vijnë ne do të bëjmë gjithçka për të rritur përsëri 30 për qind të tjera biznese. Ne jemi konkretë, realë. Ne e bazojmë, se me këtë paketë të re që ne vendosëm, ne i clirojmë të ardhura biznesit. Biznesi nuk do të paguajë TVSH, nuk do të paguajë tarifa doganore, por do të investojë në një kosto 20, 30 për qind më të ulët se sa c’investonte më parë”, tha Berisha.

Perveç rritjes se punesimit me 30 mije vende te reja pune ne biznese, Berisha tha se po kaq vende pune do te rriten ne turizem, ku parashikohet sipas tij nga 4.7 milionë turiste te mberrijë ne 6 milionë. Nga ndertimi i hidrocentraleve vijoi me tej ai, do te punesohen minimumi 30 mije shqiptare nga zonat me te thella ne vend. Ketyre shifrave Berisha i bashkangjiti edhe punesimin ne bujqesi.

“Katër vitet që vijnë ne do të dyfishojmë grantet, kreditë për sektorin bujqësor. Unë nuk them se do të krijohen 200 mijë vende pune me këtë, jo! Por ju garantoj se do të krijohen së paku 130 mijë vende pune të reja dhe kjo përbën një përgjigje tjetër të papunësisë”, theksoi Berisha.

Berisha tha se perballe kesaj alternative eshte alternative e opozites qe ai e quajti te genjeshtert. Taksa progresive qe PS premton, sipas tij do te demtoje biznesin e madh duke i rritur atij detyrimin ndaj shtetit dhe duke ulur investimet.

“Në rast se zoti Rama për një moment do të kalonte taksën progresive, akti i parë që do të ndodhte, shkurtim i madh i numrit të punëtorëve në sipërmarrjet shqiptare”, tha Berisha.

Top Channel