Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar të premten anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Përmes një njoftimi për shtyp të Presidencës behet e ditur se “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë, duke hapur nje tjeter vend vakant ne Gjykaten Kushtetuese, anetar i te ciles eshte zoti Zaganjori. Po sot kreu i shtetit dekretoi emerimin e dy juristeve Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari si anetare te Gjykates Kushtetuese.

Ne Gjykaten Kushtetuese prej vitit 2010 ishte nje vend vakant pas terheqjes se gjykatesit Petri Plloci dhe per zevendesimin e tij ish-presidenti Topi kishte dekretuar emerimin e ish-anetarit te Gjykates se Larte Artan Hoxha.

Dekretimi i ish-presidentit Topi eshte kaluar edhe ne Komisionin e Ligjeve dhe tashme ka mbetur prej tete muajsh ne Parlament pasi nuk eshte futur ne proces votimi.
 
Nderkohe qe ende nuk eshte votuar ky dekret, kreu i shtetit nxori dy dekretet te tjera per plotesimin e vendit vakant qe ishte dhe atij qe liron nga kalimi i zotit Zaganjori ne Gjykaten e Larte.

Dekretet e kreut te shtetiti vijne vetem pak dite pas konsultimeve qe ai zhvilloi kryetaret e grupeve parlamentare, ku sipas burimeve partiake mesohet se presidenti ka deklaruar se e konsideron si dekret ne fuqi ate te firmosur nga ish-presidenti Topi. Edhe opozita nenvizoi pas takimit me Presidentin se ka nje propozim qe fle ne Kuvend, duke iu referuar dekretit te ish Presidentit Topi.

“Presidenti kërkonte mendimin lidhur me dy vakanca të tjera, mandatet e dy anëtarëve të dy anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që për ne nuk ka vakanca sot, për arsyen se Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti shqiptar, pavarësisht se si opozitë në atë kohë kemi qenë dakort ka konsideruar që këto dy mandate përfundojnë në datën 21 maj të 2013 për të realizuar rrotacionin në Gjykatën Kushtetuese. Për ne është antikushtetuese dhe antiligjore, nëqoftëse Presidenti ndërmerr një hap për të dekretuar zëvendësimin e këtyre dy mandateve pa mbaruar afati kohor dhe pa patur vakancë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në fillim të kësaj jave.

Juristet konstitucionaliste pohojne se ka nje perplasje me Kushtetuten ne kete rast pasi nuk mund te kete tre dekrete per dy vende vakant. Por ata thone se presidenti mund t’i kete paraprire lirimit te nje tjeter vendi ne Gjykaten Kushtetuese kur ne prill nje tjeter anetari i perfundon mandati. Vetem se, juristet nenvizojne se kreu i shtetit nuk mund te dekretoje emerimin e anetarit te ri pa i perfunduar zyrtarisht mandati anetarit te vjeter. Ishte pikerisht kjo perplasje te cilen pas takimeve konsultatime me presidentitn, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi e cilesoi kete proces antikushtetues.

Top Channel