Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua në Londër me Kryetaren e
Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baroneshe D’Suza.

Dy politikanet rane dakord per te punuar se bashku ne konkretizimin e projekteve qe forcojne bashkepunimin politik dhe ekonomik mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. Duke konsideruar integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik te vendit, si dy shtyllat kryesore te axhendes se Parlamentit shqiptar, zonja Topalli kerkoi mbeshtetjen e Kryetares se Dhomes se Lordeve ne procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Takimit te dy politikaneve i eshte bashkuar edhe ish-kryeyarja e Dhomes se Lordeve, e cila vizitoi Shqiperine disa muaj me pare. Grate politikane vleresuan se integrimi europian i vendeve te Ballkanit Perendimor eshte nje vlere e shtuar per vete Bashkimin Europian. Vizita e zonjes Topalli ne Londer ishte programuar qe ajo te ndiqte nje nga seancat me te rendesishme te parlamentit britanik, ku Qeveria e Kryeministrit Kamerun prezantoi buxhetin e ketij viti, qe synon ruajtjen e rritjes pozitive ekonomike ne Britanine e Madhe.

Top Channel