Ambasadorët e BE, takim me krerët e KQZ-së

21/03/2013 00:00

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë marrë takim me
drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin
parapregatitor.

Në takimin që ka zgjatur rreth dy orë, në ambientet e selise së Delegacionit Europian kanë dëgjuar fillimisht nga kryetarja e KQZ-se, Lefterie Lleshi një përmbledhje të punës së institucionit më të lartë zgjedhor, që nga koha e konstituimit të tij, thanë për TCH burime nga ky takim.

Ndersa nenkryetari i KQZ-se Denar Biba ka dhene kendveshtrimin e anetareve te opozites per disa nga çeshtjet kryesore, per te cilat KQZ nuk ka gjetur konsensusin, si shperndarja e mandateve, apo ndarja e vendit ne ZAZ.
Ambasadoret mesohet te jene interesuar permes disa pyetjeve per rregulloren e KQZ–se e cila ende nuk eshte miratuar nga ky institucion, per masat per votimin e personave me aftesi te kufizuar apo minoriteteve e te tjera interesime specifike per procesin zgjedhor te 23 qershorit.

Trupa diplomatike nderkaq ka marre edhe opinionin e dy drejtuesve me te larte te KQZ, per procesin e 23 qershorit, ku kryetarja dhe nenkryetari i ketij institucioni kane shprehur qendrime te ndryshme per kete proces. Ata nuk kane folur pas takimit per mediat, ndersa diplomatet e huaj kane vijuar mbledhjen per procesin zgjedhor te 23 qershorit, qe per institucionet e BE–se mbetet sfida paresore e Shqiperise ne rrugen drejt integrimit.

Top Channel