Meta: Të ndryshojmë Çorovodën

20/03/2013 20:20

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka qenë të mërkurën në Çorovodë, ku u ka premtuar banorëve shndërrimin e qytetit në një atraksion turistik.

Në takimin me elektoratin, Meta ka deklaruar se LSI do të angazhohet me plane konkrete për të sjellë ndryshimin në 4 vitet e ardhshme.

“Është e rëndësishme që ne t’i përgjigjemi gjithë kësaj iniciative, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i pastër, më i gjelbër, që të realizojmë çdo vit një masterplan që do transofrmojë këtë qytet brenda 4-5 viteve të ardhshme”, deklaroi Meta.

Top Channel