Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka drejtuar një takim të simpatizantëve të kesaj partie në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, ai ka akuzuar të dy partitë e mëdha Partine Demokratike dhe  Partine Socialiste dhe klanet mediatike te tyre qe ne analizat politike për zgjedhjet e ketij viti bëjnë parashikime, duke u bazuar në situatën e vitit 2009.

”Unë sot akuzoj politikën, politikën e partive të vjetra. Akuzoj të gjithë ata që dalin sot në media, bëjnë parashikimet e vitit 2013, mbi bazën e situatës së 2009-s. Do të thotë kjo se në mënyrë shumë artificiale, ata nuk marrin parasysh lindjen e formacioneve të reja politike. Unë jam i bindur që jeta politike në Shqipëri do të jetë shumë dinamike. 23 qershori, do të sjellë në jetën politike institucionale, përfaqësuesit e rëndësishëm të Frymës së Re Demokratike”, deklaroi ish-presidenti.

Topi akuzoi qeverine per keqmenaxhim te situates me permbytjet, sidomos ne Shkoder.

Me pas, ai shpjegoi programin e Frymes se Re Demokratike, e duke u ndalur te çeshtja e prones vleresoi reagimin e banoreve te bregdetit ne mbrojtje te prones se tyre.

“Qytetari me ndergjegje”, tha ai, “nuk ankohet, por vepron duke pare 23 qershorin si nje moment te rendesishem per kthimin e besimit te institucionet dhe shteti”.

Top Channel