PD: Rama sulmoi “Rrugën e Arbrit”

17/03/2013 00:00

Partia Demokratike, përmes deputetit Sherefedin Shehu, akuzoi liderin e opozitës, Edi Rama, se ka sulmuar “Rrugën e Arbrit”, aq shumë të domosdoshme për banorët e Dibrës dhe gjithë veriut.

Shehu tha se Rama i gënjen banorët e kësaj zone, ndërsa i detyroi deputetët që të votonin kundër rrugës, një prej projekteve më të rëndësishme të qeverisë, siç e cilësoi ai.  

“Zoti Rama është kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkon në Dibër me hipokrizi dhe u kërkon banorëve të shpagojnë veprimet e tij bllokuese. Ai nuk i gënjen dot shqiptarët. Njerëzit nuk harrojnë se Rama i detyroi deputetët të votojnë kundër kësaj rruge tre herë rresht”, theksoi Shehu.

“Rruga e Arbrit është premtimi solemn i PD-së dhe ndërtimi i saj ka filluar dhe po vazhdon normalisht”, shtoi deputeti demokrat.

 

Top Channel