Spahiu: Të rrëzojmë Berishën

16/03/2013 00:00

Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka bërë thirrje partive në koalicion me Berishën që të largohen në mënyrë që kjo qeveri mos dëmtojë zgjedhjet e 23 qershorit.

Spahiu është takuar me simpatizantët e Aleancës Kuqezi në Lushnje ku ka akuzuar kryeministrin si diktator që ka marrë peng vendin.

“Përpara se të shkojmë më 7 prill tek marshimi ynë për çlirimin e gjithë Shqipërisë, u bëj thirrje partive politike që është koha që parlamenti i gangsterëve të shpërndahet! I bëj thirrje partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar, të largohen nga koalicioni i tradhëtarëve”, tha Spahiu.

Spahiu i bërri thirrje edhe opozitës që të bojkotojë parlamentin.

Top Channel