PS: 100 ditët e fundit të Berishës

15/03/2013 00:00

Nga sot, 100 dite perpara zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit
opozita ka nisur nje fushate te re, te quajtur 100 arsye per te mos
votuar Sali Berishen.

Nenkryetari i grupit te Partisë Socialiste, Saimir Tahiri i ka konsiduar ditet e fundit te ketij pushteti, dite qe sipas tij nuk mjaftojne per te risjelle ne kujtese te shqiptareve 8 vjete te keqqeverisjes se Berishes, siç i pershkroi: “te mbarsura me varferi, papunesi, rritje cmimesh, mashtrime,  krime, korrupsion e deri te vrasja e qytetareve te pafajshem”.

“Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.Dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin, këtë tragjedi që vështirë se do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Tragjedia e Gërdecit sot ka mbetur pa autor. Fajtorët e vërtetë janë të lirë. Njëri është ende Ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugve të Tiranës me titullin “djali i Kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta”, tha Tahiri.

Por kjo ngjarje e rende ende pa autor tha Tahiri nuk do te jete dhe per shume kohe e tille. Ai u zotua ne emer te opozites per ndeshkimin ligjor te te perfshireve ne te.

“Kjo çështje, bashkë me autorët e saj, për ne mbetet një çështje e hapur dhe për të cilën do angazhohemi se do bëjmë gjithcka është e mundur që duke filluar nga ideatorët, djali kryeministrit më i pari, të egzekutorët, ministri Mediu në krye të listës, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari”, theksoi Tahiri.

Top Channel