Komuna Liqenas në Korçë kërkon ndryshimin e emrit në Pustec dhe nëse nuk
votohet në Parlament, minoriteti maqedonas do bojkotojë zgjedhjet.

Kreu i komunes Liqenas Edmond Themelko ka pohuar se tashme ka marre konfirmimin nga kreret e 3 forcave kryesore politike qe do e votojne ne Parlament. Sipas tij emri i perhershem i Liqenasit ka qene Pustec dhe kjo kerkese e banoreve eshte e hershme, por ai ka pranuar se kjo kerkese eshte keqperdorur nga partite politike, te cilat e perdorin si nje premtim elektoral nder vite.

Sipas banoreve te kesaj komune ne gjuhen e tyre te perditshme fshati qe eshtë edhe qender e komunes njihet me emrin Pustec ndaj emertimi Liqenas eshte thjesht formal dhe i paperdorshem per ta.

Komuna Liqenas numuron 4000 votues nderkohe qe miratimi ne Parlament i ligjit per ndryshimine emrit te komunes i hap me tej rrugen edhe Keshillit te Komunes per te ndryshuar emertimin e 8 fshatrave te tjere.

Top Channel