“Kandidatët, jo lidhje me krimin”

12/03/2013 00:00

‘Forumi Civil 2010’ i kërkon kryetarëve të partive politike në vend, të
zgjedhin kandidatë për deputetë njerëz me integritetit, duke shmangur te
inkriminuarit apo emra qe lidhen me korrupsionin.

Në këtë deklaratë të tyre, ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe emra të tjerë të njohur të shoqërise civile, shohin si shkak të shumëfishimit të kriminalitetit dhe korrupsionit në vend, pikërisht lidhjet e këtyre fenomeneve me drejtues dhe funksionare te larte te shtetit.

Situata e tensionuar parazgjedhore, vijojne ata, është pasojë e sjelljeve dhe gjuhës destabilizuese të politikaneve me te larte te vendit, te cileve iu apelojne.

“Ka ardhur koha që disa politikanë t’i lirojnë rrugën njerëzve me botëkuptim bashkëkohor. Nuk ka përse radhët e Kuvendit tonë të zgjidhen persona me një të kaluar të njollosur morale ose politike, që më vonë mund t’u keqpërdoret. Ne ftojmë gjithashtu që të bëhet kujdes për të përzgjedhur si kandidatë për deputet, persona me aftësi për të përfaqësuar me dinjitetin e duhur interesat madhore, publike dhe kombëtare”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.

“Në fund të fundit, çdo gjë që lidhet me integritetin. Ky element i rëndësishëm në përfaqësimin parlamentar duhet të jetë pjesë e zërit publik për t’i imponuar partive politike në mënyrë të veçantë të kryetarëve të këtyre partive politike në përzgjedhjen e kandidaturave”, tha ish-presidenti Meidani.
 
Ne kete tryeze u konkludua se situata parazgjedhore eshte tejet shqetesuese, ku puna e forcave te rendit dhe KQZ-së gjithashtu u vleresuan te kritikueshme dhe të vëna nën urdhra partiakë.

Nga kjo tryeze gjithashtu u kundeshtua edhe propozimi i nje dite me pare i kreut te Qeverise Sali Berisha per uljen e moshes se votimit ne 16 vjeç. Perpos ish-presidenteve Moisiu e Meidani, qe e cilesuan nje tollumbace per te terhequr vemendjen nga te tjera shqetesime madhore, kundershtimi vjen edhe nga numri nje i presences se OSBE –se ne Tirane Eugen Wollfarth.

“Mendoj se ndoshta mund të jetë një opsion për të ardhmen, ndoshta në zgjedhjet e 2017, sepse asgjë nuk është e pandryshueshme. Por për këto zgjedhje nuk ka kohë, jemi vetëm tre muaj para zgjedhjeve dhe mesa jam në dijeni ka dalë edhe ekstrakti i parë i listave të votuesve. Eshtë shumë e rëndësishme që të kemi një situatë të qëndrueshme para zgjedhjeve, të mos bëhen ndryshime si kjo apo ndryshime të emrave të komuniteve”, tha Wollfarth.

A ka shkuar ky propozim ne tryezen e organizates qe asiston pregatitjet e zgjedhjeve ne Shqiperi per te marre konsultimin e saj ? 

“Nuk jam në dijeni qe me përjashtim të ndonjë diskutimi publik, të ketë një propozim zyrtar. Për këtë duhet të pyesni Kryeministrin”, u përgjigj Wollfarth.

Top Channel