Edhe Meta si Berisha: 16-vjeçarët të votojnë

12/03/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mbështet
propozimin e bërë një ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha për
uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.

“16-vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. LSI është e para forcë politike që e ka ndryshuar statusin dhe 16-vjeçarët kanë të drejtën e votës”, tha Meta.

Sipas tij edhe nëse konsensusi për të realizuar këtë ndryshim nuk arrihet përpara këtyre zgjedhjeve, patjetër në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sa e kanë sot.

Kreu i LSI-së theksoi se bashkëpunimi mesa forcave politike duhet shtrirë në të gjitha nivelet me qëllim miratimin e tre ligjeve, por edhe krijimin e një klime pozitive në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit.

Top Channel