Një urë e rindërtuar 5 vjet më parë në Çorovodë u shemb sërish, këtë
herë jo nga përmbytjet por nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit
dhe sigurimit teknik.

Ura e re tip Bejli u ndertua nga ushtria per t’u perdorur per kalimtaret dhe mjetet e vogla por mbi kete ure pak dite me pare eshte future nje kamion i rende ngarkuar me inerte. Pesha e kamionit shkonte mbi 100 ton dhe ne disa sekonda ura me gjithe makionin eshte shembur.

Pas incidentit u nxitua per te nxjerre kamionin nga lumi por ende nuk eshte bere ndonje veprim per riparimin e ures, dhe as ndonje penalizim per personin apo firmen qe solli shkaterrimin. Kjo ure ndodhet mbi lumin osum dhe lidh nje lagje te qytetit Çorovode  si dhe 45 fshtrat e komunave Qender, Vendresh, Çepan. Ka qene makina e tonazhit te rend tip Astra me target TR 39 42 U me drejtues Remindo Budo, i cili duke kaluar mbi ure e shkaterroi teresisht. Banoret ne dy anet e lumit kalojne ne uren e shkaterruar duke u kacavirur ne pjeset e mbetura te saj dhe duke rrezikuar jeten.

Top Channel