Itali, kapen me armë e drogë 3 shqiptarë

11/03/2013 00:00

Dy shqiptarë kapen me drogë dhe armë në Katania. Mediat italiane bëjnë
të ditur se Hysni Hoxha 30 vjeç dhe Ermal Kasaj, 26 vjeç, janë kapur me
900 kg kanabis në zonën e Belpasos në Katania.

Gjatë kontrollit të makinës së tyre karabinierët kanë bllokuar dhe disa armë të cilat dy të rinjtë i mbanin pa leje.

Operacioni policor për kapjen e dy shqiptarëve është kryer nga policia e Katanias në bashkëpunim me atë të Komos. Mësohet se dy të rinjtë e ndaluar kanë qenë korrierë, ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera rreth këtij aksioni.

Nga përllogaritjet paraprake mësohet se sasia e drogës kap vlerën e 1 milionë eurove, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të plotë të narko-trafikut.

Ndërsa në portin e Ankonës u zbulua një ngarkesë droge e llojit heroinë. Rreth 7 kilogramë e gjysmë me një vlerë rreth 1.5 milion euro u zbulua në automjetin e një të riu shqiptar. Ai sapo kishte zbritur nga një anije që vinte nga porti grek i Igumenicës dhe u arrestua menjëherë.

Top Channel