Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur

10/03/2013 00:00

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua në orët e pasditësë të së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë.

Nga raportimet paraprake mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin fatal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është identifikuar njëri nga personat që ka humbur jetën. Sipas uniformave blu ai është Larjo Hoxha. Personi i dytë që ka vdekur nga aksidenti fatal është ende i paidentifikuar.

Trupi i pajetë i tij është shoqëruar për në morgun e spitalit të Lezhës, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin e tij, ndërsa në vendngjarje u zhvilluan hulumtimet e para për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Dyshimet e para janë për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Aksi rrugor Fushë Krujë – Lezhë është segmenti rrugor ku shkaktohen më shumë aksidente. Specialistët fajësojnë mungesën e sinjalistikës rrugore, ndërsa policia shpejtësinë e madhe.

Javën e kaluar rikthimi i sigurisë në këtë rrugë ishte temë e takimit të opozitës me qytetarët në Fushë Krujë.

Top Channel