Zonat e mbrojtura që nuk mbrohen

06/03/2013 00:00

Edhe pse Shqipëria ka shpallur si zona të mbrojtura 17 % të sipërfaqes
së saj, nga 6 % që kishte më parë, duke u renditur si një ndër vendet me
sipërfaqen më të lartë të zonave të mbrojtura në rajon, gjendja në to
paraqitet e rëndë.

Eksperte të huaj dhe shqiptarë sqarojnë se shumë zona të mbrojtura po shfrytëzohen barbarisht nga individë dhe biznese korruptive, duke prere pemë dhe duke i shfrytëzuar për gjueti dhe peshkim të paligjshëm.

“Në letër kemi një sipërfaqe të madhe të zonave të mbrojtura, por hapi më i vështirë është menaxhimi i këtyre zonave të mbrojtura në terren. Duhet të punohet shumë me komunitetin, pushtetin lokal për të ndryshuar shumë sjellje të dëshme”, thotë Andrea Gurfi, koordinator i projektit.

“Zonat e mbrojtura sot në Shqipëri kanë një situatë për të thënë të tmerrshme. Eshtë përgjysmuar stafi, nuk ka mjete lëvizjeje për ta, për të mos kaluar te pjesa e korrupsionit që shumë herë ata bëhen pjesë e ndarjes së përfitimit për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Nuk ka një buxhet nga Ministria e Mjedisit që t’i dedikohet këtyre zonave të mbrojturadhe mirëadministrimit dhe menaxhimit të tyre”, thotë Zamir Dedej, ekspert.

Zamir Dedej shton se per te miremenaxhuar keto zona vetem per stafin dhe investime kerkohen disa qindra mijra euro ne vit. Nderkohe, qe parqe si Lura, duhet te hiqen nga harta e zonave te mbrojtura, pasi ajo eshte shkaterruar teresisht.

“Rasti më evident është Lura, një park kombëtar, për mua inekzistent. Kemi rastin e Qafë-Shtamës po ashtu”, thotë Dedej.

Vetem per hartimin e planit te menaxhimit te parkut te Velipojes, dhe te Librazhdit jane dhene 2.3 milionë euro.

Top Channel