Zhvillimi i referendumit për dy nenet e Ligjit për Menaxhimin e
Mbetjeve, të cilat lejojnë importin e mbetjeve nga jashtë sipas listës
së gjelbër, është komentuar edhe nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Sipas kreut të Mjedisit, heqja e këtyre dy neneve i hap rrugë importit të mbetjeve, por edhe atyre të rrezikshme.

“Dy nenet që ka kërkuar përfaqësuesi i shoqërisë civile heqin procedurën dhe kontrollin e Qeverisë mbi importin e mbetjeve. Duke u bazuar vetëm te Konventa e Bazelit, e cila ka qenë në fuqi edhe më parë. Ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse liberalizojmë sot, nga 25 mbetje, në 500 mbetje, duke liberalizuar tërësisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme në Shqipëri. Kërkesa e heqjes së dy neneve krijon një precendent të rrezikshëm për mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje, sepse kompanitë e licensuara për marrëdhënie me mbetjet mund të importojnë pa asnjë lloj procedure, nëse ne do të heqim ato dy nene”, tha ministri Mediu.

Por sa qendron ky pretendim i ministrit, një argument i perdorur edhe nga Avokati Mbrojtës i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese?

“Në rast se do të mungonin këto nene, siç ne kërkojmë që të shfuqizohen, atëherë nuk do të ketë asnjë lloj mundësi ekzekutive që të jape autorizime për importe. Importet pa autorizimet e nevojshme nuk kryhen dot. Autorizimet janë: duhet të ketë një leje nga shteti pritës, në rastin tonë Shqipëria, që të lejohet eksporti nga një vend tjetër drejt Shqipërisë dhe duhet të autorizohen operatorët ekonomikë që do të merren me një gjë të tillë. Këtë autorizim e jep Këshilli i Ministrave për momentin, pa këtë autorizim nuk mundet askush të importojë mbetje në Shqipëri. Sot për herë të parë kërkojmë të shfuqizojmë këto dy nene që i japin mundësinë ekzekutivit që të japëin këto dy autoritime, pa të cilat nuk është i mundur importi i mbetjeve”, thotë Dorian Metollari, avokat mbrojtës i Shoqërisë Civile.

Ambientalistet kane sqaruar se Shqiperia eshte pjese e Konventes se Bazelit, e cila detyron çdo vend anetar qe para se te importoje mbetje nga nje vend ne tjeter, te marre leje ne shtetin ku do te dergohen keto mbetje. Nga ana tjeter avokatet e shoqerise civile, shpjegojne se heqja e ketyre dy neneve nuk e cenon kete ligj te ri per menaxhimin e mbetjeve dhe sigurisht nuk e lejon importin e mbetjeve sipas ligjit te vjeter qe ka funksionuar deri ne vitin 2005, pasi me ligjin e ri, te menaxhimin e mbetjeve nuk lejohet dhenia e lejeve per importin e mbetjeve.
 

Top Channel