Bulqizë, kontrolle për kromin ilegal

06/03/2013 00:00

Policia ka nisur kontrollin e imtësishëm të të gjitha mjeteve që
transportojnë krom nga Bulqiza në drejtim të portit të Durrësit.

Pas nje perplasje me arme mes grupeve qe kerkojne te mbajne nen kontroll ne menyre te jashteligjshme zonen D, Drejtoria e Pergjithshme e Policise, ne bashkepunim edhe me Prokurorine ka nisur kontrollin e personave qe shfrytezojne kromin ne menyre te jashteligjshme.

Kontrolle po behen edhe ndaj mjeteve qe levizin me targa te huaja apo xhama te zinj. Per te mbeshtetur kete operacion ne Bulqize prej dy ditesh Forcat Speciale kane ushtruar kontrolle ne zonen D sidomos ne zonat me problematike te konflikteve mes paleve per zaptim te galerive te kromit. Per gjate gjithe nates kontrolle te vazhdueshme jane bere edhe makinave qe kane levizur naten vone duke u bere kontrolle per armembajtje pa leje dhe droge. Nga keto operacione jane bllokuar shume mjete pa dokumenta te rregullta si dhe eshte arrestuar nje person me arme.

Top Channel