Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit me anë të një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi bën me dije se në të gjitha kontrollet e ushtruara në 12 depo farmaceutike dhe 108 farmaci veterinare nuk gjeti asnjë falkon të ilaçit Boldemec që rezulton të jetë i ndaluar në Shqipëri që prej vitit 2006 pas urdhërit të ministrit.

Ministria sqaron se kjo substance është regjistruar nga kompania Peruane AGROVET, me përfaqësi subjektin tregtar te PMV MILIFAR për t’u përdorur si antiparazitar në kafshë.

Preparati është importuar në 2007 në një sasi prej 4000 flakon. Nga kjo sasi, deri në momentin e daljes së urdhrit të parë për ndalim janë tregtuar rreth 600 flakonë. Në Qershor 2010 Boldemec skadoi dhe 3 mijë e 481 flakone kompania i ka pasur ato në stok jashtë përdorimit në ambientet e saj.

Kjo sasi do të asgjësohet brenda pak ditëve në inceneritorin e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Pas publikimit në Top Channel të dëshmive se si në Shqipëri shitet ende në farmacitë veterinare ky preparat i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve janë bërë kontrolle në Shkodër dhe Elbasan dhe zyrtarisht thuhet se nuk ka asnjë falkon të këtij ilaçi.

Por investigimi i gazetareve te Top Channel tregoi se ende nen dore, nen banak apo ne bagazhe automjetesh shitet Boldemec me date skadence qershorin e vitit 2013. Ky ilac qe eshte hormonal me baze testoteronin, nuk perdoret kunder paraziteve, sic thuhet ne njoftim, por per te rritur artificialisht masen trupore te kafsheve. Ne fleten shoqeruese te ketij medikamenti kjo eshte e shkruar shume qarte nga prodhuesi.

Perdorimi i ketij injeksioni te vicat qe perdoren per mish eshte shume i demshem per njerezit qe i konsumojne.

Top Channel