Partia Socialiste akuzoi Qeverinë se përmes Institutit të Statistikave
po fsheh qëllimisht të dhënat zyrtare mbi ekonominë dhe fusha të tjera,
për të mbuluar dështimet.

“Në datën 15 shkurt duhet të ishte publikuar rezultati i anketës të forcave të punës për vititn 2011. Ende nuk është publikuar. Saliu thotë që janë krijuar mijëra vende punë por janë të padukshëm. Sipas asaj cfarë publikon INSTAT në fund të 2012 të punësuar janë 927.400 vetë. Po sipas INSTAT në fund të vitit 2008, të punësuar 974 070 vetë, pra, 46.600 vetë më pak. Kë të besojnë shqiptarët? Saliun, administratën e tij apo realitetin?” tha sekretari i programit për politikën, Ilir Beqja.

Zoti Beqja tha se Qeveria në shkelje të ligjit nuk ka publikuar as programin pesëvjecar të statistikave.

Sekretari për Programin në PS deklaroi se Kryeministri mashtron kur u thotë shqiptarëve se vetëm 8 për qind e nxënsve që mbarojnë shkollën fillore, nuk përfundojnë asrimin e mesëm. Sipas Beqjas, vetë të dhënat e INSTAT tregojnë se kjo shifër është 40 për qind. 

Top Channel