Milo: Krimi ka mbërthyer shtetin

02/03/2013 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale tha nga Vlora, në një takim me mbështetësit e tij se politika i ka lënë në harresë qytetet që njihen si qytete me bindje të majta.

Milo në fjalën e tij përmendi masakrën e tokave që po bëhet, madje cilësoi si mafie ata që po uzurpojne tokat. Ai përmendi gjithashtu papunësinë, krimin e organizuar, krimin që ka mbërthyer shtetin, e ndër të tjera edhe pushtetin e korruptuar të gjyqësorit, që keqpërdoret nga qeveria.

Krimi ka arritur shifra alarmante edhe e gjitha kjo, sipas Milos, do të shumëzohet me zero pas zgjedhjeve të 23 qershorit ku të bashkuar mund të heqim këtë keqqeverisje.

Kreu i PDS-së diskutoi me të pranishmit problemet dhe shqetësimet që ka ky qytet, i cili po përballet, sipas tij, me politikat e gabuara dhe papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Top Channel