Dule akuzon politikën nacionaliste

02/03/2013 00:00

Nga aktivi kombëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,
kryetari Vangjel Dule tha se minoritetet jane vënë nen shënjestrën e
nacionalizmit te verber te prodhuar nga qe nga politikanet ne qeveri
deri tek forca politike me nje program te tille.

Kreu i PBDNJ-se u shpreh se nuk ka pasur reagim per shkak se sipas tij kjo po behet per vota ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe është i përkohshëm.Efekti i vetëm, tha ai, është skeptizmin që kjo politike ka shkaktuar tek parneret strategjike te Shqiperise prej 22 vjetesh.

“Nuk mund të diskriminohesh për shkak të përkatësisë etnike, të gjuhës, të përkatësisë fetare. Duhet një ligj integral. Sot jo më larg për të garantuar praktikisht të drejtat e pjestarëve të minoriteteve”, tha Dule.

E mbledhur per te vendosur mbi aleancat ne zgjedhje, aktivi nuk ka marre nje vendim.Por ajo qe Dule tha qarte ishte percaktimi per koalicion me parti te qendres,çka nenkupton pozicionimin e kesaj force ne ate qe perflitet si poli i trete ne politike.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është në kontakt pa përjashtime me të gjithë spektrin politik të qendrës, qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, me të gjitha rastet e mundshme ne kemi të garantuar mbijetesën parlamentare edhe në rastin ekstrem të kandidimit të pavarur Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë e pranishme në Parlament”, tha Dule.

Dule beri kete percaktim te pozicionimit ne zgjedhje te PBDNJ-se pas kritikave te ashpra per PD qe deshtoi sipas tij qe ne gjeneze ne qeverisje, dhe po aq te ashpra per PS si apatike duke humbur te gjitha betejat me kete pushtet  dhe duke i zgjatur atij jeten.

Top Channel