“Çamëria”, organizatë në Turqi

02/03/2013 00:00

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi komunitetin e
shqiptarëve të Çamërise të shpërngulur në Turqi 90 vjet më pare, të
krijojne ne Izmir shoqatën e tyre për kulturë dhe bashkim, si dhe degën e
shoqatës “Çamëria”.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehu mirënjohjen ndaj këtij komuniteti, që, edhe pas gati një shekulli kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare.

“Edhe në Parlament ne po punojmë për çështjen e Çamërisë. Ne po bëjmë gati një Rezolutë ku Parlamenti shqiptar do të shprehet për nevojën historike për të punuar për të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë. Ne jemi gati të vendosemi në krah të çdo lloj etnie, kombi që lufton për të drejtat e veta”, tha Idrizi.

Zoti Idrizi tha se krijimi i deges se shoqates Çameria ne Izmir, ku jetojne me mijera shqiptare te shperngulur nga trojet e tyre, eshte nje hap drejt bashkimit jo vetem te shqiptareve te Çamerise per te ruajtur vlerat me te mira te identiteti tone kombetar.

Top Channel