Për herë të parë herë të parë në Këshillin Bashkiak votohen, si nga
mazhoranca dhe opozita shumica e propozimeve të Bashkise së Tiranës.
Janë votuar 16 nga 18 projektvendime, të cilat kishin të bënin me
vendosjen e busteve të figurave të njohura si Sabri Godo e Jeronim De
Rada, si dhe ulja e taksave për biznesin e vogël të artizanatit apo
dhenia e lejeve të shfrytëzimit për disa pallate që kanë rezultuar me
shkelje të projektit.

Nga ana tjeter janë rikthyer sërish debatet për Planin Urbanistik, ndërkohë që tashmë ai është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që sipas opozites po shkaterron ate qe eshte nderuar deri me tani.

“Në momentin kur kritikohet një Plan Urbanistik i paraqitur nga Kryetari i Bashkisë dhe është e drejtë e tij për ta mbrojtur, përballë këtij Plani natyrisht janë veprat që kanë ndodhur deri tani në Tiranë, të cilat na bëjnë që të na vijë keqardhje për çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka patur gjë që ndërtohet po ka patur momente të shkatërrimit. Zoti Basha ka një vit e gjysmë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe nuk ka patur raste të gjetjes së shkeljeve të ndërtimeve në kryeqytet. Duke qenë në krye të Bashkisë, duke patur gjithë arkivën në dorë, duke patur gjithë dokumentacionin në dorë dhe nuk ka dalur njëherë të na thonë se ku ishin këto shkelje, ku ishin këto të ashtuquajtur ‘sekserë lartë e poshtë'”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshilltarëve socialistë.

“Unë nuk bëj akuzatorin dhe nuk kam as tagrin institucional as kohën dhe dëshirën për t’u marrë me mëkatet e të shkuarës, sepse mandati im është për të ecur përpara me premtimet që kam ndaj qytetarëve të Tiranës. Kam mbajtur premtimin, duke ju sjell Planin Urbanistik që mungonte. Cfarë bën plan Urbanistik? I jep transparencë qytetarëve të Tiranës, u jep mbrojtjen e nevojshme hapësirave të tyre publike. Do të jetë e vështirë të biem pre e sekserëve, të cilët mund të përpiqen të tjetërsojnë atë që u takon qytetarëve”, tha Basha

Opozita nuk ka qene dakort per te votuar ndryshimin e tarifes se sherbimit taksi në Tiranë, ku tashmë paguhet 250 lekë për 1.5 kilometrat e parë, ndërkohë që ishte 250 lekë, për 2 kilometër, gjë kjo e kërkuar nga shoqata e taksive per shkak te konkurences se pandershme qe u behet dhe rritjes se çmimit te karburantit.

“‘Fiks Fare’ një javë më parë ka gjetur gjithë sekserët e taksive që merrnin lekët në rrugët e Tiranës. Ka qenë një investigim shumë serioz”, tha Gazheli, këshilltar socialist

“Nëse keni prova për produkt kriminal, ju apo çdo emision dinjitoz, i njohur, i panjohur mund t’i drejtoheni një instituicion që quhet prokuroria”, tha Basha.
 
Ndërkohë këshilltari i opozitës Ervin Bushati ka denoncuar votimin për vendosjen e memorjalit për simbolet e diktaturës, pasi për të kanë nisur punimet më parë se të votohej.

Nderkohe qe opozita ka abstenuar per dhenien e titullit Mirenjohje e Tiranes, aktorit të Estradës, Veli Rada, pasi sipas tyre ka edhe emra te tjere me kontribut te rendesishëm për qytetin.
 

Top Channel