Kreu i qeverisë Sali Berisha ka inauguruar në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” plotësimin e formularëve të maturës shtetërore për herë të parë online përmes portalit “e-albania.al”. Ky investim ka kushtuar 2.3 milion euro, me një financim nga Bashkimi Europian, dhe kjo mënyrë pritet të shmangur procedurat dhe radhët e të rinjve.

“Sot ne bëmë inaugurimin e aplikimit të maturantëve, të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z në portalin e qeverisë, e-albania. Ju garantoj ju se dora-dorës në këtë portal do të ofrohen qindra e qindra shërbime të administratës shtetërore”, tha Berisha.

Në këtë portal qeveritar do të ofrohen shërbime për biznesin, por edhe për shërbime qeveritare, si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, apo edhe i Qendrën Kombëtare të licensimit.

“Unë dje isha në Divjakë. Një sipërmarrës më thotë që taksat i kemi të ulta, por kemi të mundimshme procedurën e pagesës së tyre. ishte kënaqësi për mua ta informoja atë se ai tani e tutje taksat ai mund t’i paguajë nga mobile i tij, nga telefoni celular i tij”, deklaroi kryeministri.

Këtë vit pritet që apikimi online i formualarëve të sjellë më shumë eficencë në administrimin e procesit.

Top Channel