Kosovë-Serbi, Thaçi takon Berishën

01/03/2013 00:00

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Tiranën, ndërsa Kosova dhe Serbia po
negociojnë me ndërmjetësimin e Brukselit për çështje të rëndësishme, të
cilat nëse rezultojne të suksesshme konsolidojnë integritetin
territorial të Kosovës.

Kryeministrat Thaçi dhe Berisha e zhvilluan takimin e tyre pa pranine e te tretëve, duke lënë të hapura hamëndesimet e një koordinimi të qëndrimeve përpara takimit të së hënës në Bruksel mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç.

Se fundmi, Kryeministri serb deklaroi se Serbia duhet te kete autoritet mbi komunat me popullsi serbe te veriut të Kosovës, gjë që është e papranueshme për Prishtinën zyrtare. Qendrimi i deritanishëm i Kosovës në bisedimet me Brukselin është mbeshtetur pa rezerva nga Kryeministri Sali Berisha, ndërsa vete Kryeministri Thaçi deklaroi se pret që Serbia të kalojë nga fjalët tek veprat dhe të firmosë marrëveshjet verbale.

“Ky dakordim pret që në takimet e ardhshme mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë të ndodhë marrëveshja e domosdoshme politike për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe që do të jetë në garancinë e plotë të Bashkimit Europian dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konkluduam edhe me Kryeministrin Berisha, që normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të gjitha vendeve të rajonit dhe në interesin e përshpejtimit të integrimit të vendeve tona në NATO dhe në BE. Kosova është e pavarur, është sovrane. Eshtë një proces që nuk mund të kthehet prapa”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri Berisha beson në mbështjetjen e forte te Bashkimit Europian per ruajtjen e integritetit territorial te Kosoves dhe beson gjithashtu se progresi i Kosoves dhe Serbise ne bisedimet me Brukselin eshte progres në të gjithe rajonin e Ballkanit. Eshte suksesi i ketyre bisedimeve, ajo qe ka detyruar Tiranën zyrtare te shtyje pas mbylljes se tyre edhe projektin për nje marrëveshje me Kosoven për marrjen e pasaportave shqiptare nga qytetarët e saj.

“Kjo do të zgjidhet me një marrëveshje të negociuar me Qeverinë e Kosovës në kohën e përshtatshme. Aktualisht konsolidimi i pavarësisë së Kosovës është interesi kombëtar i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Asnjeri prej Kryeministrave nuk pranoi se dy kryeqytetet shqiptare perkrahin retorikat nacionaliste, kur flasin per trajtimin e barabarte te shqiptareve kudo ku jetojne.

Top Channel