Policia e Vlorës arrestoi një 35-vjeçar që drejtonte një bandë prej 7
personash që kanë kryer një seri vjedhjesh dhe grabitjesh me dhunë. I
ndaluari është shtetasi Kastriot Pëllumb Aliu, vjeç 35, banues në lagjen
“11 Janari” Vlorë.

Ky shtetas kërkohej nga policia pasi ishte drejtues i grupit prej 7 personash të arrestuar në kuadër të operacionit SFIDA 4, shtetasit: Roland Pëllumb Kadria, vjec 19; Shaban Hajri Hamiti, vjec 23; Enerbi Arben Kadriaj, vjec 21; Andi Mehmet Yzeiri, vjec 24; Skerdilajd Coban Sinanaj, vjec 23 të gjithë banues në Vlorë si dhe shtetasi: Shkëlqim Metlli Bitaj, vjeç 48 pronar i një servisi në qytetin e Levanit,  Fier.

Keta persona kane realizuar 25 vjedhje me arme dhe me dhunë si dhe vjedhje të tjera automjetesh lokalesh, banesa dhe insititucionesh arsimore në qytetin e Vlorës. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur të gjitha sendet e vjedhura.
 

Top Channel