Elbasan, gjendja civile pa bojë printeri

27/02/2013 00:00

Në dy rajone të gjendjes civile në qytetin e Elbasanit është bllokuar prej dy javësh puna dhe shkak për këtë është bërë mungesa e bojës së printerave në këtë njësi.

Drejtori i Gjendjes civile thotë se kjo situatë vazhdon prej shumë kohësh, por deri më tani është zgjidhur me ndërhyrjen e Bashkisë së Elbasanit që ka siguruar printera të tjerë. Sipas drejtorit të Gjendjes Civile, të gjithat kërkesat drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme, por problemi ende nuk ka marrë përgjigje.

Mosdhënia e certifikatave ka bllokuar aplikimet për pasaportë biometrike dhe karta identiteti. Qytetarët shprehen se shkojnë cdo ditë për t’u pajisur me certifikatë dhe cdo ditë marrin të njëjtën përgjigje; s’ka bojë.

Top Channel