Në vijim të hetimeve për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Policia
arriti të arrestojë edhe hajdutin e automjetit që u sherbeu vrasësve për
të kryer krimin.

Kjo eshte nje nder provat me te pakundershtueshme, qe grupi hetimor ka ne lidhje me dy te dyshuarit si vrases. Gjate nje deklarate per mediat Policia e Durresit beri te ditur se, arrestoi 32-vjeçarin Gentjan Bejtja, i cili dyshohet se eshte autori i vjedhjes se automjetit tip “BMW” me targa te Durresit 1944 F dhe qe rezulton edhe nga pamjet filmike te sekuestruara nga bizneset afer vendit te ngjarjes, te jete automjeti i perdorur ne krim.

Policia e Durresit nuk dha shume detaje nese i arrestuari nga forcat locale atje e kishte kryer vjedhjen e automjetit me porosi te dyshuareve si vrases, apo ishte nje rastesi shitja e automjetit te vjedhur prej tij, te dyshuarve per krimin.

Automjeti rezultonte i vjedhur te shtunen ne mesdite dhe u ishte shitur te dyshuarve si vrases. Makina u gjet nga policia mbrëmjen e së hënës në Domje të Tiranës. Automjetit nga brenda i ishte vene zjarri me qellim shkaterrimin e gjurmeve te gishterinjve te lene brenda automjetit, por ekspertet kriminaliste te Tiranes kane gjetur prova per te ngritur dyshimet e tyre.

Top Channel