Korçë, atentat tregtarit të floririt

26/02/2013 00:00

Një argjendar i shpëtoi vrasjes mëngjesin e të martës në qytetin e
Korçës. Enver Mane ishte duke dale nga banesa për të shkuar në punë, kur
në shkallët e pallatit i doli para një person me maskë dhe me armë.

Agjendari mundi te largohet, ndersa drejt tij eshte leshuar nje bresheri plumbash, por fatmiresisht asnje nuk e preku. Vajza e argjendarit deshmitare e ngjarjes tregon se çfare ndodhi.

“Ishte një person i maskuar, nuk pati as fjalë dhe as debate, por thjesht kishte qëlluar.Eshtë për të ardhur keq që për një vlerë dy-tre milionë lekësh të vriten njerëzit në mes të ditës. Krimi në Shqipëri ka marrë një rrugë skandaloze”, thotë vajza e argjendarit, Edlira Goreni.

Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet nderkohe qe ende nuk ka rene ne gjurmet e autorit te kesaj ngjarje i cili eshte larguar menjehere.

Top Channel