Kamëz, vrasje tek Instituti Bujqësor

26/02/2013 17:55

Një i ri humbi jetën në Kamëz pasditen e së martës, i qëlluar me thikë gjatë një zënke të ndodhur në afërsi të Institutit Bujqësor.

Sipas raportimit të Policisë së Shtetit, i ndjeri Elton Fierza humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes, policia arrestoi 17-vjeçarin E. Dautllari, i cili besohet se është autori i kësaj vrasje.

Kjo është vrasja e dytë me armë të ftohtë në tre ditë në kryeqytet, pasi mbrëmjen e së shtunës, një 22-vjeçar u qëllua fatalisht brenda një autobuzi të linjës Qendër-Shkozë, pas një debati momentar me vrasësin.

Top Channel