Aksident në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

26/02/2013 00:00

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e të hënës,
si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e vona të natës së
djeshme në Tiranë.

Aksidenti i rëndë u shënua tek ura pranë Drejtorisë së Policisë, ku një automjet tip ëolksvagen Golf  5 përplasi një taksi tip Benz me targa TR 3372M dhe më pas përfundoi në lumin Lanë.

Si rrjedhojë humbi jetën drejtuesi i Benzit, Preng Mirashi dhe u plagosën dy pasagjerët e mjetit tip Golf të cilët u transportuan menjëherë në spitalin ushtarak.

Shkak i aksidentit të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel