Vrasja e vjehrrës nga dy nuset

25/02/2013 18:00

Urrejtje njerëzore që shkon deri në ekstrem. Histori e denjë për një skenar filmi. E tillë mund të quhet ngjarja në familjen Skuka, e cila një javë më pare, as që e mendonte se dy nuset e shtëpise do të bëheshin protagoniste të krimit brenda familjes.

Debatet e perditshme, dhuna fizike dhe psikologjike kishin kaluar çdo limit per Xhemile dhe Hike Skuken. Marredheniet vjehrre-nuse ishin bere te padurueshme deri ne piken e humbjes se arsyes, duke vrare e me pas groposur vjehrren e tyre, 67-vjeçaren Naime Skukën.

Gjithçka u zbuluar tre dite pas ngjarjes teksa njera nga nuset, ne gjendje te ngarkuar emocionale, rrefeu krimin makaber prane uniformave blu. Per familjaret e te ndjeres, tronditja eshte e madhe.

“Zona, fshati dhe fisi, kur morën vesh këtë ngjarje, u tronditën pa masë. Jo vetëm se është një ngjarje e rëndë, por edhe e padëgjuar dhe që s’ka bërë ndonjëherë vaki në zonën tonë. Të dy nuset kanë nga tre fëmijë. E dyta, ajo e Edmondit, ka një vajzë të vogël tetë muajshe, një të madhe 5 vjeç dhe një fëmijë tjetër dy vjeç. Është një pozicion shumë i vështirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për vrasjen, por janë shkatërruar dy familje”, deklaroi Banush Skuka, familjar i viktimës.

Sipas grupit hetimor, ne oret e vona 12 shkurtit, Xhemilja ka shkuar ne dhomen ku flinte e vjehrra, duke i derdhur ne vesh nje sasi vaji te nxehte qe i shkaktuar vdekje te menjehershme.

Me pas ajo ka njoftuar kunaten tjeter Hiken, per te bere zhdukjen e trupit dhe djegien e te gjitha rrobave te viktimes. Marime Nikolli, e ema e Hikes nuk beson se e bija ka  bere kete akt. “Kjo që është bërë është shumë e keq, por nuk arrij ta besoj. Vajza ime jetoi 16 vjet në atë shtëpi. Nëse donte ta vriste, do e kishte bërë atëherë dhe jo tani”, shprehet Marimja për “TCH”.

Dy djemte e Naimes, sapo moren vesh lajmin, u kthyen nga Greqia ku punojne si emigrantë. Tre femijët e Xhemiles dhe tre te Hikes, jane marre nga baballaret ndersa familja nuk ka treguar asnje interes per procesin gjyqsor, duke lene gjithçka ne heshtje. Te vetmit qe do te vuajne pasojat jane 6 femijet qe do te rriten pa perkujdesjen e nenave te tyre.

Edhe pse jetonin ne nje fshat te larget, kushtet ekonomike ne familjen Skuka ishin te mira. Te ardhurat nga emigracioni kishin siguruar nje jetese pa probleme por pas ngjarjes se fundit, nuset do te perballen me akuzen e “Vrasjes me dashje ne bashkepunim”.

Top Channel