Gjykata e Krimeve të Rënda ngre sërish zërin për zgjerim të kompetencave
të saj, duke propozuar që edhe vjedhjet me dhunë apo me pasojë vdekjen
të mos gjykohen nga gjykatat e zakonshme penale, por te gjykohen prej
saj.

Gjatë analizes vjetore 2012, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni deklaroi projekt idenë që edhe disa vepra penale ushtarake të kalojnë nën kompetencën e kësaj gjykate si krime serioze.

“Një ide është të përshihen në kompetencën e gjykatës krimet kundër personit, neni 79 në tërësi vrasje për shkak të cilësive të vecanta të viktimës, apo e vjedhjes me armë, vjedhje me armë me pasojë vdekjen, shohim që këto vepra penale kanë një rritje nëse i referohemi në vitet e fundit. Një ide tjetër është figura të reja të veprave penale të shtohen në Kodin Penal, duke riformatuar Kodin Penal dhe të mund të përfshihen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda”, tha Simoni.

Gjate analizes kryegjyqtari Simoni kujtoi sërish problemin e shtyrjes së proceseve për shkak të mungesës së avokateve.

“Disa herë kemi me Dhomën e Avokatisë kemi shprehur disa mendime si ajo për rishikimin e listës së kritereve të avokatëve kryesisht, të cilët mbrojnë të pandehurin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ne po mbështesim idenë e rritjes së tarifave të shpërblimit për avokatët”, tha Simoni.

Gjate 2012, Gjykata e Krimeve te Renda ka pranuar 656 kerkesa per pergjim ne funksion te hetimeve nga prokuroria, shpallur 6 denime te perjetshme, ndersa ka gjykuar 241 persona nen akuza te ndryshme, ku verehet nje rritje e te gjykuarve per çështje të trafikut të drogës.

Top Channel